Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia pas informacioneve të marra në rrugë operative.
I kërkuari me iniciale J.V. kërkohej nga autoritetet italiane pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Interpol Roma.
40-vjeçari kërkohet në Itali për veprën penale të pjesëmarrjes në organizatë kriminale me qëllim trafikun e lëndëve narkotike.
Gjykata e Milanos në Itali lëshoi urdhër-arresti në vitin 2018 ndaj 40-vjeçarit.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme, me qëllim ekstradimin në Itali. /tvklan.al