Patrick Dorgu është nënshkrimi i parë i epokës, Ruben Amorim te Manchester United. “Djajtë e kuq” shikojnë te danezi zgjidhjen e probleme të sulmit, tepër difektoz në këtë sezon.
Një blerje që kushton plot 37.5 milionë Euro përfshirë këtu bonuset, me Leçen, që realizon kështu edhe shitjen më të kushtueshme në historinë e klubit. Fitim kolosal për verdhekuqtë, pasi sulmuesi i krahut të majtë i ka kushtuar vetëm 200 mijë Euro.
Oferta e majme financiare e Manchester United ‘dogji’ edhe konkurencën për 20-vjeçarin, i cili pëlqehej jo pak edhe nga Antonio Conte që e synonte për kalimin te Napoli.
Për më tepër, Napoli dhe United kanë qenë në kontakt prej javësh për Garnacho, të cilin Ruben Amorim mund ta sakrifikojë përballë një oferte të rëndësishme.
Investimi në Dorgu mund t’i çojë anglezët të sakrifikojnë argjentinasin, por këto dy marrëveshje nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Në fakt, klubi i Mançesterit, i cili tashmë ka hequr qafe Antony drejt Real Betis, planifikon edhe shitjen e Rashfordit, gjithnjë e më pranë kalimit te Barcelona.
Dorgu ka zhvilluar 23 ndeshje në të gjithë kompeticionet, ku ka shënuar edhe 3 gola e një asist. Në favor të Amorin është fakti që danezi përshtatet në të dy krahët e sulmit dhe zotëron cilësi për krijimin e hapësirave për shokët e skuadrës.
Klan News