Në natën e sotme të “X Factor”, Kevin dhuroi një rrëfim të veçantë, duke u shfaqur në skenë me emrin e tij të vërtetë, Kastriot. Duke kënduar këngën “Iris” nga Goo Goo Dolls, ai solli në vëmendje një pjesë të thellë të vetes së tij që shpesh mbetet e fshehur, një personazh që quhet Kastriot, jo Kevin.
Në një rrëfim të ndjeshëm, ai theksoi betejën e tij personale me frikën dhe ndjenjën e të qenit i vlerësuar nga të tjerët.
Përmes fjalëve të tij, Kev rrëfeu se kjo këngë është shumë personale për të, pasi përfaqëson një luftë të tijën gjykimet e jashtme. Për të, kjo përvojë është një betejë që e fitoi që në fillim të udhëtimit të tij në “X Factor Albania”.
Kjo transformim nga Kevin në Kastriot sjell në pah luftën e brendshme të një personi për të qenë vetvetja në një botë që shpesh të detyron të veshësh maska të ndryshme. Nëpërmjet kësaj performancë të ndjeshme, ai shfaq një pjesë më të thellë dhe të ndjeshme të vetes së tij.
“Unë sot nuk iu flas si Kevin, por si Kastrioti. Kënga që do këndoj këtë javë është shumë personale. Kjo këngë flet për një frikë shumë të madhe që personi në këngë ka frikë të shfaqet në sytë e botës nga gjykimet që ai do marrë. Betejën me frikën e kam fituar që në audicionin e parë. Momenti që kam hyrë në X-Factor nuk ka qenë momenti më i mirë për mua. Armiku më i madh i një personi është vetja e tij. Por, në të njëjtën kohë miku më i mirë është përsëri vetja e tij. Sonte do ndihem më i lehtë në skenë për arsye se sonte unë ju shfaq Kastriotin dhe jo Kevin. Kevin dhe Kastrioti janë dy persona të ndryshëm. Në këtë periudhë më shumë ka vuajtur Kevin për arsye se i është dashur të shfaqë një personalitet tjetër”, tha ai./tvklan.al