Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 51-vjeçar që kërcënonte se do të vriste fqinjin me armë zjarri.
Uniformat blu thonë se kanë ndërhyrë pas informacionit të marrë se ky person posedonte një armë zjarri dhe kishte konflikt me fqinjin, sherr që kishte arritur deri në kërcënime serioze për jetën.
Gjatë kontrolleve, policët i gjetën atij një kallashnikov të fshehur në një fuçi bashkë me dy krehëra dhe 75 fishekë.
“Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia./tvklan.al