Importi rekord i mallrave të akcizës ka shtuar të ardhurat në arkën e shtetit, teksa për dy muajt e parë të vitit kjo shifër ka arritur në 10.5 milionë Lekë, me një rritje prej 15.6% krahasuar me vitin e kaluar.
Referuar të dhënave nga Ministria e Financave në kategoritë duhan karburante, birra dhe kafe, fluksi i mallrave nga jashtë është rritur mesatarisht me 11.5%. Rritjen më të lartë e kanë shënuar birrat dhe karburantet, ndërkohë që konsumi i cigareve raportohet të ketë rënë ndjeshëm.
Për këtë kategori produktesh të importuar e shpesh të cilësuar si mallra luksi, duket se faktori kryesor i kërkesës mbeten shifrat në rritje të vizitorëve të huaj në vend, ku vetëm për 3 mujorin e parë të vitit raportohen 1.7 mln të tillë.
Nga ana tjetër në ndryshimet e reja të paketës fiskale për vitin 2024, qeveria propozoi vendosjen e një tavani prej 1.5% indeksim çdo dy vite, duke marrë në referencë një normë normale të inflacionit.
Tv Klan