Një 54-vjeçar që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Itali është arrestuar në Elbasan.
Në pranga ka rënë Leonard Kote, i njohur edhe me mbiemrin Leonard Taçi. Arrestimi i tij u bë nga blutë e Elbasanit në bashkëpunim me Interpol Tiranën. 54-vjeçari është i dënuar në mungesë nga Gjykata e Bergamos në Itali me 14 vite burgim.
Ai është dënuar për vrasje të mbetur të tentativë, vjedhje e armës së zjarrit dhe armëmbajtje pa leje. 54-vjeçari do të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin. /tvklan.al