Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi do të vijojnë të qëndrojë në “arrest shtëpie”.
Ky vendim i marrë këtë të hënë nga Gjykatën e Posaçme hedh poshtë kërkesën e ish-Kryeministrit dhe dhëndrit të tij për heqjen e masës së sigurisë.
Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, u shpreh se përmes këtij vendimi kërkohet që Berisha të humbë mandatin e deputetit, pasi qëndrimi i tij dhe i Malltezit në arrest shtëpie është i pabazuar në prova.
Gjithashtu Gjokutaj u ndal dhe tek kërkesa e SPAK për zgjatjen e hetimeve 3 muaj për çështjen e ish-kompleksit Partizani.
Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, Berisha dhe avokatët e tij janë në pritje të verdiktit të Gjykatës së Lartë e cila të martën shprehet për rekursin e depozituar për revokim të masës së sigurisë.
Tv Klan