Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Një kompani spanjolle paraqet interes për privatizimin e sektorit të shpërndarjes në KESH. Sipas drejtuesve të KESH-it, gjatë këtij viti do të realizohet ristrukturimi i plotë i këtij sektori përpara privatizimit.

“Është duke u bërë një ristrukturim i thellë dhe në drejtim të organizimit të divizionit tonë dhe përsa i përket privatizimit të këtij divizioni në të ardhmen. Për këtë gjë mund t’ju përmendim një takim tepër të rëndësishëm që ka korporata nesër me kompaninë private spanjolle, e cila është një kompani që ka shfaqur interesin e saj për privatizimin e divizionit tonë”.

KESH premton se brenda këtij viti do të përfundojë pajisja me matësa e konsumatorëve, në të gjithë vendin. Ndërkohë që gjatë këtij viti KESH parashikon investime në vlera të konsiderueshme në përmirësimin e rrjetit shpërndarës në disa nga rrethet kryesore të vendit./tvklan.al