Pak kohë më parë, një grua nga Brazili çuditi opinionin publik, kur organizoi varrimin e saj ndërkohë që ishte ende gjallë, një ëndërr që ajo kishte prej 14 vitesh.
Por ky nuk është rasti i vetëm kur njerëzit çudisin me varrimet e tyre.
Ja disa prej tyre…
Kur njerëzit erdhën në varrimin e boksierit Christopher Rivera Amaro u shokuan, pasi ai dukej si të ishte ende gjallë. Trupi i 23 – vjeçarit, i cili u vra me armë zjarri, ishte vendosur në cepin e ringut, i veshur me bluzën e tij me kapuç të verdhë, me syze dielli dhe dorezat e boksit në duar. Kjo ishte mënyra sesi familja e tij kishte vendosur ta përcillte të riun.
Në 2012 –ën, një burrë u martua me të dashurën e tij që nuk jetonte më, në një ceremoni mikse, varrim e martesë sëbashku. Chadil Deffy i vendosi unazën e martesës të dashurës së tij prej 10 vitesh, Sarinya Kamsook, në një ceremoni të mbajtur në provincën e Surin në Tailandë. Çifti kishte planifikuar të martohej në të ardhmen, por Kamsook vdiq në një aksident, përpara se të vendosnin një datë.
Zeng Jia, një 22 – vjeçare nga Wuhan, Kinë, shokoi familjen dhe miqtë, kur i ftoi ata për në ceremoninë mortore të saj, në mënyrë që të ishte vetë prezente, sa ishte ende gjallë…
Përpara se të vritej në Prill të 2010 –ës, 22 – vjeçari David Morales Colon i kishte thënë familjes se nuk dëshironte një varrim tradicional, ku trupi i tij të ishte i vendosur në arkivol. Për këtë arsye, të dashurit e tij vendosën që ditën e varrimit, trupin e të riut ta vishnin me rrobat e preferuara e ta vendosnin mbi motorin e tij Honda CBR600.
Ai kishte një dëshirë, të qëndronte në këmbë gjatë kohës që të tjerët bënin homazhe ditën që do të ndërronte jetë. Kështu, trupi i 24 – vjeçarit nga Puerto Rico u balsamos dhe në vend se të qëndronte në arkivol, ai u vendos në këmbë krah arkivolit të mbushur me lule, për 3 ditë me radhë.
Familja e varrosi Billy Standley nga Ohio, sëbashku me motorin e tij Harley Davidson të vitit 1967. Të vendosur në një arkivol prej xhami, Billy -t iu plotësua kështu dëshira që kishte prej 4 vitesh./tvklan.al