Brunilda Cami: “Mjegulla e dendur, e cila mbuloi të gjithë kryeqytetin duke filluar që nga dita e djeshme dhe vijoi edhe gjatë paradites së sotme ka ndikuar në punën e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” këtu në kryeqytet. Asnjë avion nuk është ulur, por nuk është ngritur përgjatë pasdites së djeshme dhe paradites së sotme. Sipas drejtorit të kullës pezullimi i fluturimeve është bërë për shkak të mosshikueshmërisë së pistës dhe kjo ka vazhduar deri në mesditë”.
Ardian Zhapa: “Gjatë mbrëmjes për arsyen e kufizimit në maksimum të shikimit nuk janë ulur rreth tre avionë të planëzuar. Një nga parametrat kryesorë të kushteve meteorologjike që është shikimi ka qenë i kufizuar. Ka qenë rreth 50 metra kur me standarde ajo duhet të jetë 5 kilometra. Gjatë ditës së sotme ky parametër, kjo e dhënë që është shikimi ka vazhduar të jetë në të njëjtat standarde deri në orën 12:00.”
Ndalimi i fluturimeve ka shkaktuar jo pak kaos në aeroportin ndërkombëtar. Pasagjerët kanë pritur më shumë se dhjetë orë në terminal.
“Kemi që nga ora 4 e gjysmë e mëngjesit dhe deri tani asnjë lloj informacioni s’kemi”.
Gazetarja: Kur do nisej avioni juaj?
“Në 11:40.”
Gazetarja: Dhe nuk është nisur akoma?
“S’ka shanse.”
“Se ka akoma orarin.”
“Fare s’ke informacion, asnjë lloj informacioni”.
Fluturimet kanë rinisur në Rinas, por shtyrja e disa prej tyre vazhdon të jetë një problem për nisjen e dhjetëra udhëtarëve që janë ende të paqartë se kur do të kryhet udhëtimi i linjës së tyre./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami