Në Tiranë hapi për herë të parë dyert Kolegji i Evropës, me 24 nëpunësit civilë nga Ballkani Perëndimor, të cilët do të jenë pjesë e trajnimit: “Çështjet Evropiane dhe Bashkëpunimi Rajonal”. E pranishme, ishte dhe Frederica Mogherini, rektore e Kolegjit të Evropës.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e çeljes së Kolegjit deklaroi hapa të tillë e bëjnë të ardhmen tonë në Evropë më të prekshme.
Igli Hasani: Mirëpresim trajnimin e Kolegjit e Europës për nëpunësit e ri civil nga Shqipëria dhe rajoni. Hapa të tillë e bëjnë të ardhmen tonë në Europë më të prekshme. Iniciativa e Kolegjit është një hap gjigant për të rinjtë e Ballkanit Perëndimorë.
Hasani theksoi se Kampusi i Tiranës do të vendosë rajonin tonë në hartën e profesionistëve të BE-së.
Igli Hasani: Disa do ta argumentonin se kemi një rajon të trazuar, me hije të gjata nga e kaluara. Nuk e ndryshojmë dot të kaluarën, por mund të bëjmë më shumë për të ardhmen. Besoj se për të gjithë ju që vini nga rajoni do ta ndjeni frymën e Europës këtu. Shfrytëzojmë atë ndjenjë dhe ndërtojmë ura bashkëpunimi që do ta forcojnë rajonin tonë.
Hasanit përcolli edhe një mesazh inkurajimi për studentët e pare. Sipas tij vetëm kështu do mund të finalizojmë qëllimin tonë, integrimin e plotë në BE.
Klan News