33-vjeçari Almir Gjidiaj, i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme si i përfshirë në një grup kriminal që trafikonte armë zjarri, u arrestua në Kolumbi. 33-vjeçari nga Tropoja u lokalizua në Kartagjenë dhe u arrestua nga policia kolumbiane në zbatim të masës së lëshuar në mungesë për të.
Hetimet e deritanishme treguan se roli kryesor i Gjidiajt në këtë grup kriminal ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi.
Ai është në pritje të procedurave të ekstradimit në Kolumbi.
Tv Klan