Arbër Hoxha, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami janë të fundit që do të bashkohen në stërvitjen e kombëtares shqiptare për sfidat e tetorit. Mungesë që vjen për shkak të aktivizimit me skuadrat respektive, gjithsesi do të jenë të gatshëm në urdhërat e trajnerit Sylvinho.
Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik kanë punuar më shumë në “Shtëpinë së Futbollit” me një pjesë të lojtarëve, të cilët kanë mbërritur në grumbullim më herët pasi kanë përfunduar impenjimet me klubet e tyre.
Ndërsa lojtarët që kanë mbërritur të hënën kanë marrë ngarkesë të lehtë stërvitore. Grupi ka punuar për rreth 1 orë e 30 minuta fillimisht në palestër për të kaluar më pas në fushë, ku është punuar më shumë me topin, teksa skuadra zhvilloi edhe një test miqësor, e ku të përfshirë ishin edhe disa lojtarë nga ekipi U-21 dhe U-19.
Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë kundër Çekisë më 11 Tetor dhe më pas ndaj Gjeorgjisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Klan News