Antarët e komisionit të ligjeve kanë arritur të kalojnë gjysmën e amendamenteve shtesë të kodit të ri zgjedhor, të cilat janë diskutuar nen për nen. Pjesa e mbetur nga 61 amendamentet shtesë do të shqyrtohet të martën paradite. Kështu kanë kaluar pa asnjë ndryshim pjesët e hartuara nga socialistët dhe demokratët me gjithë kundërshtin e partive të vogla.

Fatmir Mediu: “Ata zotërinj të nderuar që kanë ardhur 30 herë brënda këtij parlamenti dhe kanë diskutuar, kanë vajtur dhe kanë pritur edhe pranë derës së OSBE-s, duhet të vijnë këtu në këtë komision dhe të shpjegojnë nen per nen për ata që janë paqartësi juridike sipas konceptit tonë”.

Është zgjidhur problemi i kandidatit të pavarur në kodin e ri zgjedhor, pasi partitë e mëdha janë të detyruara të vendosin kandidatë në 100 zona elektorale, ato që kanë fituar mbi 20% zgjedhje me një raund në komisionet me 7 antarë të zgjedhjeve lokale prezantohen 2 antarë nga Partia Demokratike, 3 nga Partia Socialiste, 1 nga Partia Republikane dhe 1 nga partia Social-demokrate.

Partitë e vogla këtë diskutim në komisionin e ligjeve e kanë quajtur shkelje kushtetuese, kodi i ri zgjedhor pritet të kalojë e të miratohet të enjten në parlament./tvklan.al