Situata e Leon Goretzka te Bayern Munich, vazhdon të bëhet çdo ditë dhe më e vështirë. Mesfushori dëshiron të qëndrojë me rekordmenët e Gjermanisë, por nuk janë të këtij mendimi drejtuesit dhe stafi teknik.

Futbollisti gjerman ka marrë një goditje të rëndë nga trajneri Vincent Kompaly. Ky i fundit ka përjashtuar Goretzka-n nga lista për ndeshjen e parë zyrtare, atë në Kupë ndaj SSV Ulm.

Mediat gjermane raportojnë se lojtari është në formë optimale dhe nuk ka asnjë problem që e shqetëson, por përsëri është lënë jashtë.

Kjo është një shenjë që futbollisti duhet të gjejë një skuadër tjetër, vetëm pak kohë pasi bëri të ditur se dëshira e tij është të qëndrojë te Bayern Munich, deri në fund të kontratës, e cila skadon verën e vitit 2026.

Përjashtimi i Goretzka-s është një vendim me dorë të hekurt nga trajneri Kompany, që në një të ardhme mund t’i hapë probleme, në rast se ka rezultatet kundër. /tvklan.al