I njohur prej dy vitesh si një projekt i fakultetit të muzikës në Akademinë e Arteve ku studentë dhe profesorë performojnë se bashku në koncertet e stinëve të ndryshme, duke shkëmbyer përvojë në praktikë.

Një i tillë ishte dhe ky koncert i orkestrës së harqeve të akademisë me pjesë instrumentale vokale dhe koncert për flaut e orkestër.

Krijime nga kompozitori i ri kanadez, Justin Toke, romancë nga mjeshtri ynë i muzikës, Zef Çoba dhe koncert në tri kohë për flaut e orkestër nga Karl Filip Emanuel Bah, njëri prej nipërve të Bahut të madh ishin pjesët e ekzekutuara në koncertin përmbyllës të stinës së dimrit në sallën e Akademisë së Arteve.

Studenti bariton, Fabian Sali dhe flautisti Elvis Rudi, ishin dy solistët e shoqëruar nga orkestra e harqeve nën drejtimin e Altin Gulit, që dhuruan emocione me interpretimin e tyre.

Përgjatë dy viteve kjo orkestër numëron mbi 90 koncerte, përkatësisht 20 të tillë për sezon. Sezoni i pranverës me dy koncerte në javë do të nisë në muajin Mars./tvklan.al