Në kuadrin e panairit të Agrobiznesit 2009 është zhvilluar një konferencë mbi adaptimin e legjislacionit shqiptar për bujqësinë me BE-në dhe situatën në sektorin agrar.

Të pranishëm kanë qenë ish-ministri, Jemin Gjana, si dhe zëvendës ministri i Bujqësisë së Kosovës, Idriz Vehapi. Të cilët theksuan mundësitë që kanë dy vendet në zhvillimin e mëtejshëm në këtë fushë të ekonomisë.

Jemin Gjana: “Shqipëria tashmë  një vend pothuajse me statusin e vendit kandidat për në BE, natyrisht ka detyrime të mëdha në fushën e bujqësisë. Arritjet e viteve të fundit na bëjnë optimist që ne kemi të gjitha mundësitë dhe kapacitetet, ecim me shpejtësi në këtë drejtim.”

Idriz Vehapi: “Edhe Kosova si shtet i ri bashkë me Shqipërinë janë të të njëjtën rrugë e cila na çon së bashku drejt integrimit me BE-në. Jemi të vetëdijshëm se ka sfida gjatë kësaj rruge, por njëkohësisht jemi të bindur se edhe Shqipëria edhe Kosova janë dy vende të mundësive të mëdha për të zhvilluar bujqësinë.”

Në panairin e Agrobiznesit marrin pjesë rreth 100 kompani nga Shqipëria dhe nga vendet e rajonit si Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Italia dhe Turqia./tvklan.al