Sa e cënon imazhin e maxhorancës dhe qeverisjen e saj konflikti më i fundit i Partisë Socialiste. Në selinë roz njëri prej antarëve të kryesisë Petro Koçi mendon se nuk kemi të bëjmë me ndarje të partisë.
Petro Koçi: “Kemi një kronikë të përsëritur të disa kohëve të shkuara të përplasjeve të tipit personal. Unë gjykoj që zoti Meta pavarësisht nga mosha e re që ka po shpalos politikë tradicionale. Lëshimi i bombave të tilla, në çudira politike që janë më shumë stili i zotit Berisha, por ndonjëherë edhe i vetë zotit Nano më duket si një përpjekje pa ndonjë produkt modern. Nuk besoj se do të ketë ndarje të partisë në rast se një grup deputetësh të përjashtuar ose jo do të merrnin ndonjë iniciativë për tu bashkuar rreth një grupimi tjetër politik.”
Petro Koçi deklarojë se për akuzat e ish kryeministrit Meta nuk ka pse të ngrihet një komision hetimor.
Petro Koçi: “Nuk e besoj se është e nevojshme, në përgjithësi komisionet hetimore duhen ngritur për çështje serioze dhe ku ka të dhëna serioze dhe argumenta të cilat jane te besushem ne publik.”/tvklan.al