California ka shpallur gjendjen e emergjencës pas vdekjes së parë për shkak të koronavirust. Me këtë rast numri i viktimave në Shtetet e Bashkuara shkon në 11.

Së fundmi mbeti i vdekur një 71-vjeçar, i cili ishte shtruar në një spital pranë Sacramentos. Ai kishte qenë në një udhëtim me kroçere, nga ku autoritetet dyshojnë se është infektuar.

Shtëpia e Bardhë kërkoi të mërkurën që të shtohen rastet e testimit në nivel kombëtar për sëmundjen. Deri më tani në Shtetet e Bashkuara janë raportuar të paktën 150 raste me CODVID -19. 10 nga 11 të vdekurit janë nga shteti i Washington-it. Megjithatë sëmundja është shpërndarë edhe në Tecas dhe Nebraska.

Në nivel global janë konfirmuar më shumë se 92.000 raste me virusin. Pjesa më e madhe, rreth 80.000 janë në Kinë. Numri i të vdekurve ka shkuar në 3.000 persona, pjesa më e madhe nga Kina, aty ku shpërtheu edhe epidemia./tvklan.al