Kosova e nisi me humbje Ligën e Kombeve. Përfaqësuesja dardane u mund 3-0 nga Rumania të premten në Prishtinë. Kosova në fakt krijoi më shumë volum loje dhe rastet nuk munguan për vendasit, por ishin miqtë që realizuan me Man, Marin dhe Dragus.
Si të mos mjaftonte rezultati Vojvoda la fushën pas 2 kartonëve të verdhë dhe është një mungesë e rëndësishme për sfidën e radhës. Pas takimit kapiteni Amir Rrahmani tha ishte turpëruese si humbje dhe se nuk ishte e lehtë ta kalojë.
Ndërkohë trajneri Franco Foda nuk u paraqit para mediave. Edon Zhegrova në një mesazh në rrjetet sociale shkruajti se do të kthehen më të fortë. Kosova do të luajë të hënën në fushën e Qipros.
Tv Klan