Liderët institucional të Kosovës kërkuan të premten nga partitë politike në Shqipëri, që të zhvillojnë zgjedhje të lira dhe demokratike. Presidenti Fatmir Sejdiu, tha se në këto zgjedhje Shqipëri duhet të tregojë se është e gatshme të hapë edhe një etapë të re drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Fatmir Sejdiu: “Ne dëshirojmë vërtetë që ashtu siç e kanë planifikuar institucionet e republikës së Shqipërisë partitë politike që ky të jetë një eveniment do të thoja në këtë rast kyç dhe tepër i rëndësishëm për etapën e re të zhvillimit”.
Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi, u shpreh se Shqipëria zgjedhjet e së dielës duhet t’i trajtoj si festë kombëtare. Kryeministri u shpreh i bindur se zgjedhjet atje do të jenë të qeta.
Hashim Thaçi: “Me rëndësi edhe për Shqipërinë, për institucionet atje, për popullin shqiptar në Shqipëri dhe për të gjithë që zgjedhjet të jenë të lira, ferë, demokratike”.
Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaçi u deklaruan për zgjedhjet në Shqipëri në aeroportin e Prishtinës pak para nisjes për në Nju Jork, ku do të bëjnë nënshkrimin zyrtar të dokumentave për anëtarësimin e vendit me FMN dhe me BB./tvklan.al