Armela Krasniqi: “Vendimi i shumicës në KQZ për të mos lejuar transparencën mbi procesin zgjedhor të Beratit duke shkelur haptazi ligjin e duke dhunuar të drejtën tonë ligjore për rivlerësimin e fletëve të pavlefshme e për numërimin e për një sërë kutish të dyshuara në këtë qark përbën një shprehje kuptimplotë jo vetëm të frikës që ka Sali Berisha nga zbardhja e krimit elektoral të një 28 qershorit, por edhe të gjendjes kritike të demokracisë sonë pas 28 qershorit. Mohimi i kësaj të drejte themelore na bind edhe më shumë në drejtësinë e qëndrimit tonë për të mos i njohur zgjedhjet nëse rezultati i tyre është i vonuar në kundërshtim me vullnetin e popullit sovran dhe me ligjin zgjedhor të republikës së Shqipërisë. Ashtu sikundër kjo e drejtë e mohuar forcërisht nga një kryeministër që nuk ka votat e shqiptarëve për një mandat të dytë e vendos forcërisht opozitën në detyrimin për të kërkuar me çdo mjet demokratik atë që iu mohua sot me mjete antidemokratike.”/tvklan.al