Duket se kjo pandemi, e cila po ndryshon rrjedhën e festave nuk po na trishton vetëm ne, por edhe aktorë shumë të mëdhenj, ndër të cilët George Clooney, që shprehet se kjo Krishtlindje është shumë e vetmuar.
Pjesën më të madhe të vitit, Clooney e kaloi në karantinë për shkak se u merakos për të birin astmatik. 59-vjeçari u shfaq në një video live të këtë të martë ku deklaroi se ai dhe e shoqja 42-vjeçare Amal Clooney nuk do të takohen me prindërit e tyre këtë vit.
E teksa biseda prekte tema familjare, Clooney nuk hezitoi të fliste për dy binjakët e tij Ella dhe Alexander të cilët mezi e prisnin këtë Krishtlindje, por pa të njëjtën atmosferë festive.
“Është shumë e çuditshme këtë vit siç e dimë të gjithë. Fakti që nuk do të jemi tek prindërit e mi apo të Amalit për Krishtlindje është e trishtueshme. Por do ta kalojmë. Ka dritë në fund të tunelit. Kjo Krishtlindje për mua është si të thuash, Krishtlindja e fundit që do të kalojmë të ndarë. Dhe bashkimi do të jetë dhurata më e bukur për Krishtlindje që do të marrim”, vijon aktori.
Një tjetër deklaratë që bëri përshtypje ishte kur u pyet për të shoqen dhe si do të ishte Amerika nëse ajo do të ishte Presidente.
“Ka rregulla të caktuara për të qenë Presidente, fillimisht duhet të jesh shtetase amerikane, por në një univers perfekt, Amal Presidente dhe unë Burri i Parë do të isha mjaft i lumtur. Unë do të laja, do të merresha me rrobat. Bota do të ishte një vend shumë më i mirë nëse do të drejtohej nga Amal dhe shumë si Amal”.
Dhe biseda vazhdoi lidhur me udhëheqjen e femrave në botë./tvklan.al