Teksa Lindja e Mesme përgatitet për një përshkallëzim të konfliktit të paktën pesë ushtarë amerikanë janë plagosur në një sulm kundër një baze ushtarake në Irak .
Dy raketa u hodhën në bazën ajrore al Asad në perëndim të Irakut. Ende nuk dihet nëse sulmi ishte i lidhur me kërcënimet e Iranit për t’u hakmarrë për vrasjen e liderit të Hamasit. Milicitë irakene të mbështetura nga Irani kanë rifilluar sulmet ndaj bazave që strehojnë forcat amerikane në Irak dhe Siri. Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin diskutoi sulmin me homologun e tij izraelit, Yoav Gallant .
Për sulmin në bazën ajrore janë informuar presidenti i SHBA Joe Biden dhe Zëvendës Presidentja Kamala Harris dhe diskutuan përgjigjen e SHBA.
Irani nuk po kërkon të përshkallëzojë tensionet në rajon , por beson se duhet të ndëshkojë Izraelin për të parandaluar destabilitetin e mëtejshëm. Kështu thotë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme që thekson se një hakmarrje ndaj Izraelit për vrasjen e liderit të Hamasit Ismail Hanje është e pashmangshme.
Nasser Kanaani u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalojnë mbështetjen e Izraelit, duke thënë se komuniteti ndërkombëtar ka dështuar në ruajtjen e stabilitetit në rajon. Për presidentin palestinez Mahmud Abbas vrasja e liderit të Hamasit kishte për qëllim të zgjaste konfliktin në Gaza.
Në një intervistë të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA të martën, Abbas tha se ai e konsideron vrasjen e Haniyeh një zhvillim të rrezikshëm në politikën izraelite”.
Klan News