Juela Meçani: “Sot zëvendës presidenti i SHBA-së zoti Joe Biden, miku u madh i kombit shqiptar dhe lirisë së tij zhvillon një vizitë historike në Kosovën e pavarur. Kjo përbën një ngjarje të madhe kulmore në marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes Kosovës dhe SHBA-së përbën një mbështetje të fuqishme për Kosovën në përpjekjet e saj për ndërtimin dhe konsolidimit të shtetit të demokracisë të bazuar në vlerat e tregut dhe për kontributin e saj si një faktor themeltar për paqen dhe stabilitetin në rajon. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë zoti Sali Berisha vlerëson se turi i zëvendës presidentit të SHBA-së zotit Joe Biden në vendet e rajonit është një ngjarje e madhe si për ato vende që zoti Biden vizitoi, por edhe për mbarë vendet e rajonit. Është një rikonfirmim i ndihmës dhe mbështetjes së vyer të presidentit të SHBA-së zotit Barack Obama dhe të administratës së tij. Kjo vizitë është një mbështetje dhe inkurajim i fuqishëm për të gjithë popujt e rajonit për të shkuar një kapitull të ri bashkëpunimi dhe miqësie të historisë së tyre evropiane dhe euroatlantike.”/tvklan.al