Në takimin me banorë të zonës së Korçës ku ka përuruar përfundimin e investimeve në vepra të rëndësishme publike, kryeministri Berisha ka ftuar kryesocialistin Edi Rama, të vijë në këto fshatra për të parë se si punohet. Gjatë takimit me banorët e Vithkuqit, ku përurojë përfundimin e rrugës që lidh këtë fshat me rrugën kombëtare, investimi i buxhetit të shtetit me vlerë 30 milion lekë, Berisha i bëri thirrje kreut të opozitës të mos merret me shpërndarje dhe recitime enciklikash.
Sali Berisha: “E ftoj kryetarin e PS zotin Rama të vijë në Vithkuq, se këta qytetarë kanë nevojë për rrugë, s’kanë nevojë për fjalë. Këta kanë nevojë për ujësjellësa, s’kanë nevojë për retorikë. Këta kanë nevojë për kanalizime, s’kanë nevojë për slogane. Këta kanë nevojë për shkolla moderne që të vazhdojnë t’i besojnë fshatit të tyre”.
Takimet e kreut të mazhorancës kanë filluar më herët në fshatin Bllacë të Pogradecit, ku ai përuroji rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare. Investimi i qeverisë me vlerë 10 milion lekë më pas në Komunën Pirg. Sërish kryeministri ka përuruar përfundimin e punimeve për një tjetër objekt shkollor, shkollën e mesme, ku vlera e investuar është rreth 16 milion lekë. Berisha ka vënë në dukje se qeveria ka mbajtur premtimet e dhëna.
Sali Berisha: “Mësuesit e fëmijëve tuaj nisin vitin pasi kanë patur një shtesë në 3 vite prej 75% të rrogave. Ju siguroj se nuk vend tjetër që të ketë bërë një rritje të tillë. Ne angazhum fonde të mëdha nga buxheti i shtetit për të ngritur infrastrukturën në të gjitha fshatrat e vendit dhe unë ju garantoj ju se përpjekja dhe investimet tona nuk do të ndalen gjersa çdo qendër komune të lidhet me rrugët e asfaltuara me akset kombëtare”.
Agjenda e kryeministrit pjesë e turit “Shqipëria po ndryshon”, vijojë me përurimin e frigoriferit të prodhimeve bujqësore në komunën e Bulgarecit. Një investim i biznesit privat me vlerë 500 mijë euro, duke vlerësuar investimet në fjalë, shefi i ekzekutivit tha se ky investim konfirmon dhe njëherë se ka një rritje të ndejshme të investimeve në fushën e agrobiznesit duke garantuar mbështetjen e qeverisë për këto iniciativa.
Vizita të tjera të kryeministrit Berisha vazhduan në Pogër dhe në fshatin Tren ku përkatësisht inaugurojë përfundimin e punimeve për shkollën 9-vjeçare. Ky turn në juglindje të vendit është mbyllur me takimet e zhvilluara në zonën e Devollit./tvklan.al
Gazetare: Anila Rama, Daniela Zisi
Montazh: Ergis Hasanbelli