Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Mbylljen e ciklit të analizave në dikastere, kryeministri Nano ia dedikojë Ministrisë së Energjetikës, si shërbimin më të rëndësishëm, pa të cilin nuk ecën prodhimi i brendshëm por edhe ekonomia. Shefi i qeverisë është përqendruar në situatën aktuale, progresin dhe problemet që ka, duke u dhënë të drejtë qytetarëve që e paguajnë energjinë.

Ai ka kërkuar nga drejtuesit aktual, asnjë lëshim, shkujdesje apo tolerancë, për të arritur në nxjerrë shtetin nga konflikti i vazhdueshëm nga operatorët ekonomik dhe konsumatorët, duke mos harruar zemërimin e qytetarëve, ditët e fundit në disa qytete. Kryeministri Nano u shpreh, se protestat janë shenjë e qytetarisë, por protesta nuk rrit nivelin e ulët të faturave.

Fatos Nano:- “Nuk mund të vazhdojë një opozitë e vjetër, të abuzojë me avantazhin artificial të ditës dhe të mashtrojë publikun me raporte fiktive të çmimit me koston dhe me çmimet e reja të energjisë mbetemi nën kosto dhe synojmë të sjellim kostot mesatare me tregues kompetitiv nga pikëpamja e të gjithë ushtrimit buxhetor e financiar të vendit. Pra po përsërisë ftesat për reformat me konsensus politikë mbarëkombëtar, të cilat do të përshpejtoheshin, në rast se edhe kontributet e opozitës do të ishin të orientuar nga zgjidhja e krizave dhe nga e ardhmja e spekulimit me to. Ky sistem energjetik, në qoftë se nuk reformohet dhe stabilizohet, do t’i japi mundësi çdo opozitë të papërgjegjshme të luajë me çdo qeveri që bën reforma”.

KESH duhet të vihet në qendër të reformës strukturore, pasi të gjithë e njohim strukturën jo efikase të tij, u shpreh kryeministri Nano. Ndërsa Ministri i Energjetikës Viktor Doda, në mënyrë të detajuar ka shpjeguar atë që është arritur nga kjo ministri në sektorin elektroenergjetik të vitit 2002. Ndërsa drejtori i KESH Andis Harasani, ka nënvizuar projekte të rëndësishme në sektorin e transmetimit të shpërndarjes, rehabilitimin e mjaft veprave hidroenergjetike, e investime në këtë fushë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti