Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Hungari në një vizitë zyrtare. Kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga kryeministri hungarez Viktor Orban në një takim të veçantë.
Mësohet se mes dy qeverive do të nënshkruhet një marrëveshje në sektorin e Bujqësisë. Integrimi në Bashkimin Europian pritet të jetë një tjetër temë e diskutimeve pasi Hungaria mban aktualisht presidencën e unionit.
Shqipëria pritet që pas pak ditësh të çelë kapitujt e parë të negociatave.
Tv Klan