Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me gra të Kuçovës.
Jozefina Topalli: “ Unë e di që tek çdo zonjë, tek çdo grua, tek çdo nënë ka një zemër që sheh. E kjo do të thotë të jesh njerëzore, kjo do të thotë të kujdesesh për nevojat e tjetrit, kjo do të thotë ta kuptosh atë, kjo do të thotë të qëndrosh afër e ta ndihmosh me sa të mundesh dhe kjo s’ka nevojë apo për impostimet teorike as për aparate ideologjike. Kjo kërkon thjesht një prekje njerëzore
që natyrisht ai që nuk i beson familjes, ai që nuk u beson fëmijëve, ai që ushtron dhunë mbi gruan e tij as nuk e ka as nuk e kërkon dhe as nuk e do.”
Në fjalën e saj kryeparlamentarja Topalli ka deklaruar se Shqipëria me të vërtetë është duke ndryshuar pasi ajo tashmë nuk është më vendi i parë për krimin dhe korrupsionin.
Jozefina Topalli: “Ky vend të mos shihet si një vend i kontrabandës sepse e kemi luftuar atë. Së bashku kemi bërë të mundur që ky vend të mos citohet si vendi i grupeve kriminale sepse i kemi çuar atje ku e meritojnë. Së bashku kemi bërë të mundur që ky vend të mos jetë më i pari i rreshtuar për korrupsion. Kemi bërë betejë çdo ditë, çdo orë, çdo sekondë, jemi përballur me forcë me të.”
Topalli nuk ka lënë pa përmendur dhe arritjet e qeverisë e cila falë vendosmërisë ka fituar dhe një buxhet shtesë çdo vit.
Jozefina Topalli: “Është e vërtetë se ne kemi përgjysmuar varfërinë. Kapërcimi i varfërisë nuk është një gjë si lëmoshë është një akt drejtësie, është mbrojtje e të drejtave të njeriut, është e drejta për dinjitet, është e drejta për jetë edhe librat e shenjtë insistojnë se testi më i mirë i drejtësisë së një kombi është se si sillet ai me njerëzit në nevojë e me pjesën më vunerabël. E po të më pyesni ju mua se si është vizioni im për të ardhmen unë do ju përgjigjesha thjeshtë një post krejt i çliruar nga varfëria dhe kjo nuk është lëmoshë, kjo është një punë me objektiv social. Ky është objektivi ynë për mandatin e ardhshëm, bashkë ne do ta fitojmë këtë sfidë. ”
Në fund të fjalës së saj kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi se në mandatin e dytë të qeverisjes do të realizojmë rritje të tjera./tvklan.al