Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka komentuar zhvillimet më të fundit në lidhje me çështjen Tahiri, hetimet për dosjen “Habilaj” dhe situatën e rendit në vend.

Sipas kryeprokurorit, të gjitha ngjarjet e fundit po ndiqen më vëmendje të madhe nga organi i akuzës, ndërsa situatën e ka cilësuar të rëndë, duke ngritur edhe një alarm për kontigjentët kriminalë.

“Prokuroria po ndjek me vëmendje të veçantë, situata është e tensionuar, kriminelët janë shpërndarë në mënyrë alarmante, kryesisht në Vlorë, Lushnje, Elbasan. Detyra jonë është të hetojmë këto raste”,

ka deklaruar Llalla.

Sa i përket akuzës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj që Prokuroria shiti operacionin e Babicës, kryeprokurori nuk e komentoi duke thënë se nuk e ka dëgjuar një gjë të tillë. /

tvklan.al