Reformë e turpshme në Prokurorinë e Përgjithshme.
Nga burime të organit të përgjithshëm të akuzës mësohet se sot kryeprokurorja Ina Rama ka shkaktuar nga detyra prokurorin e krimeve të rënda, zotin Adnan Kosova.
Ky i fundit ka drejtuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda në periudhën më të suksesshme të saj, e vlerësuar kjo nga të gjitha strukturat e shtetit shqiptar dhe homologë të huaj.
Prokurori i suksesshëm, Adnan Kosova, i shkarkuar pa asnjë motiv profesional, zëvendësohet në detyrë nga një prokuror anonim, i quajtur, Olsian Çela.
I akuzuar për ndjekje penale për veprën e nxjerrjes së sekretit hetimor prokurori tashmë i ngritur në detyrë pak kohë më parë u përfshi në një skandal kundër këshillit kombëtar të Radio Televizionit.
Ky prokuror duke shkelur hapur ligjin dhe shpërdoruar detyrën e tij publikonte në gazetë të gjitha dëshmitë e të pyeturve rreth një çështje të hapur nga ish-kryeprokurori politik, Theodhori Sollaku.
Kërkesa për ndjekje penale ndaj Olsian Çelës është ende e pashqyrtuar në prokurori. Sipas burimeve nga prokuroria e vetmja meritë e Olsian Çelës është se ka qenë shok klase me prokuroren e përgjithshme, Ina Rama./tvklan.al
Gazetar: Drini Zeqo