Kryesia e Partisë Socialiste ka miratuar gjatë pasdites raportin që do të mbahet në Kongresin Socialist si dhe listën me anëtarët e rinj të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues. Këta do t’i nënshtrohen miratimit nga Komiteti i Përgjithshëm Drejtues aktual që mbahet të mërkurën dhe më pas nga përfaqësia e kongresit. Raporti midis të tjerash, ngarkon me përgjegjësi pakicat bllokuese në rast se nuk i binden vendimeve të partisë duke parashikuar dhe sanksione ndaj deputetëve. Ndërsa numri i anëtarëve të KPD-së pritet të shtohet nga 119 që është aktualisht.
Bardhyl Agasi: “Është ruajtur që të ndiqet gjithmonë pothuajse gati, një alternativë e re, për çdo kandidat, me një fjalë, për çdo numër që do të votohet në Komitetin e Përgjithshëm Drejtues, të ketë afërsisht, në shumicën e rasteve, nga dy alternativa për anëtarët e Komitetit të Përgjithsëm Drejtues të Partisë.”/tvklan.al