Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e çerdhes 57 në rrugën Irfan Tomini, në Tiranën e re. Kjo çerdhe do të mirëpres rreth 80 vogëlush që banojnë në këtë zonë. Gjatë inaugurimit kreu i bashkisë Edi Rama u shpreh se kryeqyteti ka nevojë për çerdhe dhe kopshte me standarde evropiane.

Edi Rama: “Ne jemi vullnet plotë për të krijuar në kryeqytet jo vetëm një rrjet modern dhe evropian shkollash, por edhe një rrjet modern dhe evropian çerdhesh e kopshtesh. E për këtë po i bëjmë të gjitha përpjekjet që jo vetëm të rindërtojmë, por edhe të ndërtojmë çerdhe dhe kopshte të reja. Duke u munduar që të kemi në dispozicion ato hapësira të domosdoshme për ti hapur rrugë një procesi të tillë transformues edhe për çerdhet dhe kopshtet.”

Çerdhja 57 është e pajisur edhe stisem ngrohje qendrore, ndërkaq krahas dhomave komode për fëmijët ajo ka edhe dhoma të veçanta për mjekun, punonjësin social si dhe sallë për trajnimin e prindërve. /tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami