Aksioni i bashkisë për prishjen e shtesave pa leje  në zonën e Tregut Elektrik është shoqëruar në konflikte deri në rrahjen e fadromistit Bardhyl Gjata, i cili gjendet i shtruar në spitalin Ushtarak.

Gjata u godit nga Dritan Mihja në kohën që ky i fundit po ekzekutonte vendimin e bashkisë për prishjen e themeleve të ndërtuara pranë banesave të së Besim Mihjes, babai i agresorit.

Fadromisiti është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak për marrjen e ndihmës. Ndërsa u vizitua dhe nga kryebashkiaku Rama. I cili kërkoi dënimin e personit që goditi fadromistin që ishte në krye të detyrës.

Edi Rama: “Është një rast i përsëritur që njerëzit e inspektoratit të ndërtimit ndeshin në kundërvënie jo vetëm të paligjshme, por edhe të rrezikshme prej personash të cilët tundin nëpër duar letrat e Shaban Memisë. Duke pretenduar se janë në të drejtën e tyre që legalizojnë aty ku është oborri i përbashkët duke çarë themele, duke bërë shtesa. Ky kriminel duhet të arrestohet dhe duhet të vendoset përpara drejtësisë .”

Aktualisht gjendja shëndetësore e gjatës është përmisuar. Ndërsa mjeku pohon se ka fraktura të kokës nga goditjet e marra.

Fatos Olldashi: “Rezulton që ka një frakturë të kokës në pjesën ballore. Nuk duken dëmtime të trurit, është bërë mjekimi i plagës. Por merr antibiotik për mos ndodhur infeksioni, po mbahen me observacion shpresojmë që gjendja të eci mirë.”

Pavarësisht kësaj ngjarje të rëndë, kreu i bashkisë Edi Rama ka shprehur vendosmërinë për ti kthyer qytetarëve çdo centimetër tokë publike të zaptuar./tvklan.alGazetare: Brunilda Cami