16 urdhër-arreste janë lëshuar pas një hetimi për kultivimin e bimëve narkotike në fshatrat e malësisë së Krujës gjatë viteve 2021 dhe 2022.

Në kuadër të operacionit të koduar “Old plants” të kryer nga sektori i narkotikëve në Policinë e Tiranës, Komisariati i Policisë Krujë dhe Komisariait Nr.5, u arrestuan 12 persona ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit me masë “arrest në burg” janë: E. A., 57 vjeç, A. A., 26 vjeç, I. V., 52 vjeç, Y. C., 48 vjeç, E. Sh., 26 vjeç, F. Z., 41 vjeç, I. D., 43 vjeç, R. D., 39 vjeç, L. A., 53 vjeç, D. K., 25 vjeç, I. H., 52 vjeç, dhe F. M., 52 vjeç, banues në Kamëz dhe Krujë.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria kriminale e të arrestuarve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vitet 2021 dhe 2022, kanë kultivuar bimë narkotike në fshatra të ndryshme në malësinë e Krujës.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

/tvklan.al