Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Dollari ka arritur kuotat më të larta gjatë këtyre dy muajve të fundit në këmbim me lekun. Kështu sot në tregun e lirë të valutave, 1 dollarë është këmbyer me 146.5 lekë në shitje. Ndërsa monedhat europiane, kanë fituar një farë stabiliteti, duke regjistruar në këmbimin me monedhën shqiptare këto vlera. Marka gjermane është shitur me 66.2, dhrahmia greke me 3.79, lireta italiane me 66.8 dhe franga zvicerane me 83.8 lekë. Ndërsa në tregun ndërkombëtar të valutës, 1 euro është shkëmbyer me 0.881 dollarë./tvklan.al