Euro fitoi terren ndaj dollarit amerikan duke u shkëmbyer në mesditë afër nivele më të larta të 7 javëve të fundit. Ndërkohë për këtë javë vëmendja e investitorëve është përqëndruar në të dhënat ekonomike, kryesisht në të dhënat e tregut të punës që do të publikohen në Shtetet e Bashkuara. Investitorët kërkojnë të kuptojnë se sa reale janë shanset për një rritjetë normave të interesit të dollarit. Dollari humbi sot gati 0.6% ndaj euros dhe 0.5% ndaj frangës zvicerane. Humbje dollari pësoi dhe ndaj stërlinës angleze, dollarit neozelandez dhe koronës norvegjeze. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor leku është vlerësuar sot kundrejt dy monedhave kryesore euros dhe dollarit amerikan duke shfaqur ditët e fundit tendenca të forta mbiçmimi./tvklan.al