Këto pamje janë marrë në spitalin Nënë Tereza, në klinikën e ORL-së, pavjoni otorinos, ku qëndrojnë të shturar kryesisht persona me tumor në laring, apo sëmundje të tjera që mund të përbëjnë rrezik për jetën.

Megjithëse tashmë dihen se kushtet në spitalet shtetërore në vend lënë tepër për të dëshiruar, në klinikën e ORL kushtet jashtë standarteve normale të jetesës, era e rëndë dhe papastërtia e madhe mund të bëhen shkak që pasi të kesh dalë nga kjo klinikë, të shtrohesh në spitalin e infektivit.
Të sëmurët dhe të afërmit e tyre të detyruar të qëndrojnë në spital për muaj të tërë, i sjellin të tëra nga shtëpite e tyre, duke filluar nga çërçafët dhe batanijet, deri te furnellat për tu ngrohur dhe gatuar.

“Kushtet janë shumë të dobta, janë jo të përshtatëshme, gjithçka i sjellim nga shtëpia, s’ka çërçafë, s’ka batanije edhe infermieret nuk i kanë ato kushte, jo ilaçe, jo pastruesit, jo ç’do gjë, gjithçka është negative”.

“Kushtet janë shumë të vështira, pa batanije dhe pa çërçafë, gatimin e bëjmë vetë, jo se nuk ka spitali, por nga ato që gatuan spitali, ky nuk i ha dhe detyrohemi ti bëjmë vetë”.


Gazetarja: Sa keni këtu ?


“Ka 1 muaj”./tvklan.al