E ardhmja e LeBron James është vënë seriozisht në rrezik pas eliminimit të Lakers në garën për titull. 39-vjeçari po mendon të largohet prej skuadrës të Los Angeles, për t’i dhënë ndoshta fund edhe karrierës. Por, për ta bindur që të qëndrojë sërish, Lakers ka gati një kontratë faraonike.
Sipas asaj që raportohet në mediat amerikane, për James është gati një rinovim 3-vjeçar, nga ku basketbollisti do të përfitonte në total rreth 164 milionë dollarë.
Mesatarisht mbi 54 milionë dollarë për një sezon që James do të veshë sërish fanellën me numër 23 të Lakers. Aktualisht në tavolinën e basketbollistit është rinovimi automatik me vlerë 51 milionë dollarë për sezonin e ardhshëm.
Koha do të jetë e limituar, parashikuar të vendosë deri më 29 qershor, ose në të kundërt do të ishte një lojtar i lirë për të zbuluar ekipin ku mund të luajë.
Në sezonin e tij të 21-të në NBA, LeBron ka mesatarisht 25.7 pikë, 7.3 rebaund dhe 8.3 asistime në sezonin e rregullt, dhe gjithashtu është bërë lojtari i parë në historinë e NBA që ka tejkaluar 40,000 pikë. Në gjashtë sezone në LA, ai ka fituar një titull dhe ka luajtur 2 finale të konferencës në katër paraqitje në playoff.
Reagimi i Veliaj pas SPAK/ Abilekaj: Tregoi që pushtetin mediatik nuk do ta shikojë me sy