39-vjeçari vijon të befasojë në NBA

LeBron James bëri historinë në sfidën mes Los Angeles Lakers dhe Denver Nuggets, duke kaluar kufirin e 40 mijë pikëve të realizuara në karrierë.

39-vjeçari kaloi një limit që në 23 Qershor të 2003 kur nisi të luajë në NBA me Cleveland Cavaliers nuk e kishte menduar.

LeBron i mjaftonin 9 pikë për të arritur qëllimin, por ai realizoi 26. Edhe pse këtë takim Lakers e humbën, arritja e LeBron James bëri të harrohej rezultati.

Rreth 1 vit më parë King James kaloi rekordin e ikonës së basketbollit Kareem Abdul-Jabbar, i cili e mbylli karrierën me 38.387 dhe që ishte pikëshënuesi më i mirë prej rreth 4 dekadash.

LeBron James nuk njeh limite pasi po luan sezonin e 21 në NBA ku deri më tani është aktivizuar në 1.475 sfida. 

Tv Klan