Pasi fitoi një medalje të artë me Shtetet e Bashkuara në Lojërat Olimpike, LeBron James tani është i fokusuar në sezonin e ardhshëm, ku synon të përmbushë një nga ëndrrat e tij: të luajë përkrah djalit të tij Bronny në NBA.
‘King’ James ka një kontratë me Lakers për këtë sezon, duke fituar 48.7 milionë Dollarë. Ai gjithashtu mban një opsion lojtari për sezonin 2025/26 me vlerë 52.6 milionë Dollarë. Pensioni i tij nuk duket larg, prandaj ai tashmë po planifikon të ardhmen e tij kur të vijë koha për të varur fanelën e tij.
Në fakt, synimi i tij është të qëndrojë në NBA por në një mënyrë tjetër dhe ai ka një plan të qartë për ta arritur këtë. Sipas Fortune, katër herë kampioni i NBA planifikon të bëjë një ofertë për një nga ekipet e reja që NBA pritet të miratojë, më saktë Franchise që do të krijohet në Las Vegas.
“Lista e pretendentëve potencialë përfshin, ndër të tjera, LeBron James dhe sponsorët e tij, si dhe kompaninë që zotëron markën Red Bull”, raporton Bloomberg.
Lufta e afërt e ofertave për ekipin e zgjerimit të NBA që pritet t’i jepet Las Vegasit po kthehet në marrëveshjen sportive më konkurruese dhe më e kushtueshme në historinë amerikane.
Çmimi total, duke përfshirë ndërtimin e një stadiumi të ri, mund të arrijë në 7 miliardë Dollarë, sipas dy këshilltarëve sportivë që kanë shitur më parë ekipet e NBA, LeBron 39 vjeç, ka dëshiruar prej kohësh mundësinë për të marrë rolin e pronarit të ekipit të tij, por mundësia nuk ishte paraqitur deri tani.
Me 20 vjet përvojë në NBA, ai synon të ruajë ndikimin e tij edhe pas daljes në pension, duke ndjekur gjurmët e një tjetër legjende si Michael Jordan, i cili ishte aksioneri kryesor i Charlotte Hornets. Las Vegas përfaqëson shansin e tij më të mirë për të arritur këtë qëllim.
Klan News