E ardhmja e trajnerit Luis Enrique te PSG-ja, nuk është më e sigurt. Rezultatet kanë qenë larg pritshmërive në Ligën e Kampioneve dhe kjo ka bërë që tekniku spanjoll të jetë në dyshim.
Drejtuesit nuk duken aspak të lumtur, sidomos pas humbjes me Bayern Munich në Champions, e cila vjen pas dy humbjeve dhe një barazimi tjetër.
Francezët numërojnë vetëm një fitore ne pesë ndeshjet e Ligës së Kampioneve, shumë pak për një ekip që pretendon trofeun.
Trajneri Enrique, tani do të jetë në një provim, sa i përket të ardhmes së tij në stolin e parisienëve.
Sipas asaj që raportohet nga Franca, tre ndeshjet e radhës, ndaj Salzburg, Manchester City dhe Shtutgart nuk do të përcaktojnë vetëm të ardhmen e skuadrës, por edhe fatin e trajnerit. /tvklan.al