Një incident ndodhi në fund të ndeshjes. Një pjesëtar i forcave të sigurisë në stadium në përpjekje për të ndaluar një tifoz goditi kapitenin e Spanjës, Alvaro Morata.

Sulmuesi u pa që fërkonte gjurin. Gjithsesi vetëm pak orë pasi ngjarjes Morata i tha gazetarëve se ishte mirë.

“Jam mirë. Do t’i jepja karton të verdhë”, tha Morata.

Alvaro Morata është aktivizuar në të gjitha ndeshjet e këtij Europiani, disa herë si titullar dhe në të tjera si zëvendësues. Edhe pse nuk ka shënuar ende gol ka qenë një rrezik për kundërshtarët. Përvoja e tij është domosdoshme për Spanjën.

Tv Klan