Manchester United nuk ndalet në merkaton e verës. Klubi anglez pasi afroi sulmuesin holandez Joshua Zirkzee pak ditë më parë po mendon për mbrojtjen dhe do të shpenzojë 62 milionë Euro për një 18-vjeçar.
Ai është francezi Leny Yoro që sezonin e kaluar ishte një titullar te Lille. Yoro i cili debutoi 16 vjeç me skuadrën e ligës së parë franceze ishte edhe në listën e Real Madrid që nuk ra dakord për një shumë aq të lartë.
Te Manchester United, Leny Yoro iu ofrua një kontratë 5-vjeçare. Yoro konsiderohet një mbrojtës me të ardhme të ndritur që vlen si për prapavijën edhe për manovrat sulmuese.
Te Manchester United vendosën t’i besojnë projektit me Erik ten Hag me të cilin sezonin e kaluar fituan FA Cup, duke i zgjatur kontratën deri në 30 Qershor të 2026.
Tv Klan