Leonard Olli: “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpreh dhe një herë shqetësimin e tij të thellë për papërgjegjshmërinë dhe neglizhencën totale që një pjesë e madhe e drejtuesve vendorë kanë krijuar sa i takon çështjes të përcaktimit të saktë të qendrave të votimit. Shumë prej këtyre drejtuesve njoftojnë kundër të gjitha detyrimeve, kundër të gjitha parashikimeve të kodit zgjedhor që kanë ndërmarrë hapa për të ndryshuar vendndodhjet e qendrave të votimit dhe jo vetëm. Ajo çka përbën problemin më shqetësues dhe më serioz është bashkimi i disa qendrave apo ndarja e tyre, gjë që në total në të gjithë republikën shkon rreth 44 qendra votimi, të cilat krijojnë ndryshime në raport me parashikimet e kryera nga drejtoritë respektive të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe një herë bën një apel të jashtëzakonshëm ndaj të gjithë drejtuesve vendorë, të cilët kanë tashmë të gjitha të dhënat që iu kanë shkuar nga ana jonë të respektojnë në mënyrë absolute këto të dhëna, pasi çdo lloj ndarje tjetër do të shkaktojnë një kolaps të vërtet në logjistikën zgjedhore”./tvklan.al