Librat kanë nisur të blihen tani, jo për t’u mësuar, po për t’u dorëzuar. Prindërit janë gënjyer në fillim viti se librat u falën pasi ato do të dorëzohen në fund të tij. Urdhëresa e Ministrisë së Arsimit për cilindo përdorues kërkon dorëzimin e librit thuajse të ri. Keqpërodrimi i tij detyron prindërit të dëmshpërblejnë për këtë veprim. Por me këtë udhëzim Ministria e Arsimit nuk ka parashikuar një pikë të sajën ku mund të blihen librat për t’u dorëzuar të rinj. Librat mund të gjenden vetëm në tregun e zi me çmim shumëfish më të lartë.
“Po zakonisht ka mësus, që nuk vejnë fëmijët në shkollë dhe një pjesë e atyre, mësusit vijnë ke ne na pyesin, kam dy komplete librash thonë, a i do thotë t’i sjell, i jep me çmim.”
Gazetarja: Duhet një marrëveshje, vjen mësuesi sjell libra?
“Po vjen e pyet, ai thotë “kanë ngel tre komplete librash i do, thotë, me çmim të arsyeshëm?” mund ta japi me tolerim, p.sh., në qoftë se libri mbrapa ka çmimin 500 lek, ai thotë merre 400 lek.”
Gazetarja: Juve ju kanë sjellë?
“Na kanë sjellë.”
Ministria e Arsimit thotë se ka zbatuar një praktikë evropiane që ka lidhje me strategjinë për uljen e varfërisë, por në fakt fëmija mbetet i tillë e nuk besohet në mirëmbajtje perfekte të librit. Strategjia e përdorur është për të ulur varfërinë, por në fakt ka rritur dhjetëfish atë.
“ Nuk ka si zgjidhet ndryshe, d.m.th. masa të tilla e detyrojnë atë që në fillim ta mirëmbajë librin dhe kjo gjë bën pjesë edhe në proçesin e edukimit të fëmijëve, sepse e edukon atë që një gjë që është e përbashkët, që duhet ta përdorin edhe të tjerët, duhet ta mirëmbajë dhe natyrisht po nuk pati sanksione vetëm me bindje nuk bëhet kjo punë, natyrisht që do të ketë dhe sanksione, sepse këto libra që shpërdorohen duhen zëvendësuar. Këto libra nuk është se do ti marrin nxënësit me vete, do të jenë në shkollë, siç ju thashë, ato dorëzohen dhe në moment nxënësi mund t’i përdori për provime, për, d.m.th. nuk është ndonjë qamet i madh.”
“ E mira e të mirës është që fëmija ta ketë vetë librin e tij dhe ta mbajë vetë, unë s’jam shumë dakord që fëmija ta rikthejë, pra ai që e ble dhe ta mbajë pastaj, ka momente që unë si mësuese e gjeografisë do të punoj me librin se ka, do të punohet me ngjyrosjen e hartës.”
“Po kalamajtë i duan librat, duan të lexojnë ndonjë gjë, të bëjnë ndonjë gjë, ç’është kjo ti merret libri?! Do japin provim klasën e 8-ë p.sh., do t’ju merret libri, po pse si duhet libri i klasës ta shofi edhe një herë librin e të 5-ës, 6-ës, 7-ës. Si ia merr librin?!”
Ky është afati i fundit kur librat duhen dorëzuar. Prindërit janë të gatshëm t’i blejnë librat që në fillim të vitit për të mos e gjetur atë në fund me çmim më të lartë. /tvklan.al