“Ligji i rrugës” titullohet rubrika më e re e cila i bashkëngjitet programit “Rudina” në Televizionin Klan. Së bashku me avokaten e njohur Margarita Kola, në rubrikë do të trajtohet çështje të përditshmërisë njerëzore në komunitet të cilat kërkojnë një interpretim më ligjor.

Kjo rubrikë synon që të ndërgjegjësojë njerëzit për situata konfliktuale dhe për të rritur edukatën qytetare.

Rudina Magjistari: Me zonjën Margarita ne kemi vendosur që të nisim një rubrike të re në programin tonë. Është një rubrikë e cila u takon qytetarëve drejtpërdrejt dhe mënyra se si ne mund të zgjidhim problemet e ndryshme që hasim në përditshmërinë tonë. Konflikte të vogla që lindin mes nesh dhe që nuk janë të pakta duhet thënë. Kujt nuk i ka ndodhur që të zihet një herë për parkimin poshtë pallatit. Janë situata të ndryshme për të cilat zor se mund të shkosh dhe të hapësh një proces gjyqësor, por besoj se kërkojnë tolerancë dhe edukatë qytetare mbi të gjitha. Gjithashtu dhe një lloj informimi ligjor se kujt i takon e drejta në këto raste për të këtë arsye ne do të jemi me avokaten Margarita Kolën për t’u dhënë drejtim këtyre situatave. Do i sjellim në këtë rubrikë të cilën kemi vendosur ta quajmë “Ligji i rrugës”, sepse njihet si term në SHBA.

Margarita Kola: Më shumë se çdo gjë ne kemi nevojë për një edukim ligjor qytetar sepse jo çdo gjë përfundon në dyert e gjykatës. Pra ne duket të kemi një sens të edukimit ligjor çfarë na takon dhe çfarë nuk na takon dhe bazuar në këtë ne mund të veprojmë në sjelljet tona të përditshme në komunitet./tvklan.al