Gjykata e Posaçme e Apelit liroi nga qelia avokatin Alban Bengasi, i cili përfundoi dënimin me 1 vit e 4 muaj burg.
Ai u gjet fajtor nga Shkalla e Parë për dyshimet se kishte urdhëruar dhunimin e bashkëshortes së tij, ngjarje e zbardhur nga rrëfimi i të penduarit Nuredin Dumani.
Bengasi qëndroi mbi 1 vit në arrati në Dubai dhe iu vetëdorëzua drejtësisë në Shtator 2023.
SPAK kërkoi dënimin e tij edhe si pjesëtar i një grupi kriminal, por treshja gjyqtarëve e gjeti fajtor vetëm për dhunën ndaj gruas.
Tv Klan