Edmond Haxhinasto: “Vendimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim për të marrë pjesë në bashkëqeverisje me Partinë Demokratike, vendim i marrë me përgjegjësi të plotë politike dhe historike do të konkretizohet së shpejti në hartimin e një programi të përbashkët qeverisës. Lëvizja Socialiste për Integrim po përgatit dhe do të paraqesë në tryezën e negociatave për formimin e qeverisë së re objektivat e saj programore bashkëqeverisëse të cilat janë në funksion të integrimit të evropian, forcimit të shtetit të së drejtës dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.”/tvklan.al