Intensifikohen përpjekjet diplomatike për shuarjen e konfliktit në Lindjen e Mesme.
I dërguari i posaçëm amerikan Amos Hochstein nga Bejruti u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punojnë me Izraelin dhe Libanin për të gjetur një zgjidhje.
“Siç tha presidenti Biden, qëllimi ynë është një marrëveshje gjithëpërfshirëse i cili siguron që ky konflikt të jetë i fundit për shumë breza. Rezoluta e OKB-së 1701 ishte e suksesshme për përfundimin e luftës në 2006, por ne duhet të jemi i sinqertë, se askush nuk bëri asgjë për ta zbatuar atë.”
Hochstein, i cili viziton Libanin për herë të dytë në dy muaj, po zhvillon bisedime me zyrtarët libanezë për të sjellë paqen në Lindjen e Mesme.
“Shtetet e Bashkuara duan t’i japin fund këtij konflikti absolutisht sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo është ajo që presidenti Biden dëshiron, kjo është ajo për të cilën ne të gjithë po punojmë. Ne po punojmë me qeverinë e Libanit dhe atë të Izraelit, për të arritur një formulë që i jep fund këtij konflikti njëherë e përgjithmonë.”
Vrasja e liderit të Hamasit, Yahya Sinëar javën e kaluar, pas një viti përpjekjesh për ta gjetur atë, ishte një fitore e madhe për Izraelin dhe ngjalli shpresat për një armëpushim. Megjithatë për Tel Avivin lufta duhet të vazhdojë derisa Hamasi të eliminohet.
Në terren, vijojnë bombardimet në kryeqytetin Bejrut dhe Luginën Bekaa në lindje, duke synuar degët e një sistemi bankar që Izraeli thotë se drejtohet nga Hezbollahu për të financuar operacionet e tij.
Qindra familje u larguan nga shtëpitë pranë vendeve të shënjestruara përpara sulmeve ndërsa mediat e huaja raportojnë për disa viktima nga këto sulme.
Klan News